Zjarret në Hawaii, guvernatori: Numri i viktimave mund të shkojë në 20 në ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2023, 20:00
Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ka paralajmëruar se numri i viktimave nga zjarret në Hawaii rrezikon të rritet në 20 brenda ditës, pasi nuk ka ende asnjë gjurmë nga 13000 persona të cilët prej ditësh rrezultojnë të humbur.
Green tha se pret që ekipet e kërkimit të gjejnë '10 deri në 20' trupa në ditë gjatë një operacioni që do të zgjasë rreth 10 ditë. Numri i të vdekurve aktualisht është 96, por zyrtarët në Maui thanë të shtunën se ekipet kishin mundur të mbulonin vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit.
Autoritetet kanë krijuar Qendrën e Ndihmës Familjare të Qarkut Maui për të ndihmuar në mbledhjen e mostrave për identifikimin e viktimave.
