Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

Dy persona kanë rënë në pranga në Gjirokastër pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Është arrestuar një 39 vjecar i shpallu më herët në kërkim. Ne pranga ka rene edhe bashkepunetori 17 vjecar. 

Dy shtetasit i transportonin emigrantët me një makinë të marrë me qira. Edhe ne Shkoder eshte arrestuar nje 27 vjecar pasi po transportonte 4 emigrante me makine. 

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard 70”, A. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 22.07.2023, 39-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, një 17-vjeçar i arrestuar ditën e operacionit, transportonin me një automjet të marrë me qira, 8 emigrantë;


-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u ndalua shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë.