DEL VIDEOJA e autorëve pas djegies së mjetit 120 mijë eurosh të Noizyt. Dy vlonjatët u kapën “mat” nga kamerat e sigurisë
Personat që shihni në këto pamje është i riu që akuzohet për zjarrvënie të makinës luksoze “Maybach - Mercedez Benz” të këngëtarit të njohur durrsak, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy.
“Ora News” ka siguruar videon e të riut Siar Konti, teksa largohej me shpejtësi dhe mbi biçikletë nga vendi i ngjarjes me, pari realizoi porosinë që i ishte ngarkuar.
Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup të zi, me kapuç dhe me pantallona të shkurtra duke ecur me biçikletë në rrugë dhe mbi trotuar, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.
Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, dhe policia tha se per ngjarjen ka arrestuar dy persona.
Denoncimi u bë nga një tjetër person ndaj policia në njoftimin fillestar vendosi emrin e tij si autor. Nga hetimi doli më pas se pronar ishtë babai i Noizyt dhe makina në fakt ishte e vetë Noizyt.
Siar Konti, njeri nga vlonjatet e arrestuar ka thënë ne polici se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 6 mijë euro

"Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme"
Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit. Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 120 mijë eurove.
JA ÇFARË THA POLICIA E DURRËSIT NË NJOFTIMIN E SAJ TË 11 GUSHTIT PËR DJEGIEN E FERRARIT TË NOYZIT
Finalizohet operacioni policor i koduar "Rec.", për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti, të kryer 5 ditë më parë.
Dogjën automjetin e një shtetasi, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar "Rec.", në kuadër të të cilit u identifikuan, u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi S. K., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.
Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit E. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



