U përfshinë në aksident, dhe lanë të vdekur 60-vjeçarin, arrestohen 2 shoferët

Aksidenti në Gjirokastër me pasojë vdekjen e një 60 vjecari ka bërë që të bien në pranga 2 persona.

Sot janë arrestuar 2 shoferët e dy automjeteve që u përfshinë në aksident. U arrestuan shtetasit D.S 47 vjec, banues ne Poloni dhe T.G 39 vjec banues ne Tirane. 

60 vjecari ishte anë rrugës, kur u përplasen mjetet. Aksidenti ndodhi dje në askin Gjirkoastër-Kakavijë.

Njoftimi i DVP Gjirokastër

Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre për 2 raste të transportimit të emigrantëve dhe 2 të tjerë pasi u përfshinë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat:

-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard 70”, A. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 22.07.2023, 39-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, një 17-vjeçar i arrestuar ditën e operacionit, transportonin me një automjet të marrë me qira, 8 emigrantë;

-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u ndalua shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.