Natalie Portman dhe Benjamin Millipede drejt ndarjes, nga takimi në “Black Swan” tek divorci dhe tradhtia e bashkëshortit me aktivisten 25-vjeçare

Natalie Portman dhe ish-bashkëshorti i saj, Benjamin Millipede, patën një histori dashurie me shikim të parë pa një fund të lumtur.

Ata u takuan në vitin 2009, në xhirimet e filmit “Black Swan”, ku aktorja luajti së bashku me Mila Kunis. Benjamin ishte koreografi i saj. Siç kanë përmendur të dy në deklaratat e tyre, dashuria e tyre ishte e shpejtë. Një vit më vonë, në vitin 2010, çifti shpalli fejesën.

“Shtatzënia ishte pak tronditëse,” tha një burim i afërt me çiftin për US Weekly në janar 2011. “Ata bënë propozimin pasi e morën vesh dhe janë të lumtur”.

Në një intervistë në vitin 2018 në “Sirius XM Town Hall”, Natalie Portman kishte thënë për të dashurin e saj të atëhershëm dhe kohën kur punonin bashkë: “Mendoj se isha në tokën e ëndrrave. Pra, ishte shumë argëtuese të filmoja gjatë gjithë kohës dhe më dukej sikur kisha kohë që e njihja. Thashë ‘ok, ky është njeriu im'”.

Dy vite pasi u njohën, në vitin 2011 aktorja mirëpriti fëmijën e saj të parë, Alef. Një vit më vonë, në gusht 2012, çifti u martua në një ceremoni private në Kaliforni. “Më pëlqen të jem nënë, por është punë shumë më intensive sesa të jesh aktore. Të shkosh në punë është si të kesh një ditë pushimi”, tha aktorja për Elle UK në shtator 2013.

Në një intervistë tjetër me Telegraf në vitin 2013, ajo tha: “Jam më pak gjykues sesa para se të kisha një fëmijë. Gjëja më e rëndësishme që mësova është se prindërimi është një përvojë krejtësisht e ndryshme për çdo person. Gjithçka nuk ka rregulla specifike për t’u ndjekur – dua të them, pa e lënduar fëmijën tuaj sigurisht. Nuk ka rregulla se çfarë do të thotë të jesh një nënë e mirë”.

Në vitin 2017, Natalie Portman dhe Benjamin Millipede u bënë sërish prindër, me aktoren që solli në jetë një vajzë të shëndetshme, Amalia.

Pas filmit “Black Swan”, çifti pati mundësinë të punonte sërish bashkë, në “Vox Lux”, në vitin 2018. Aktorja luante rolin e yllit të popit Celeste Montgomery, ndërsa bashkëshorti luante koreografi së bashkë me të në skenë.

“Burri im ka bërë koreografi në skenën e kërcimit në fund të filmit. Ishte shumë argëtuese”, tha Natalie Portman për Extra. “Ishte si të jetoja ëndrrat e mia të fëmijërisë, si të isha një yll pop dhe të kisha një mikrofon dhe më pas, e dini, të shkoja në punë me burrin tim, gjë që është gjithmonë shumë argëtuese,” shtoi ajo .

Që nga ajo kohë e deri vonë, nuk kishte përshtypje se çifti mund të përballej me probleme në martesën e tyre. Në daljet e tyre publike ata gjithmonë e trajtonin njëri-tjetrin me butësi dhe gjithçka tregonte se Natalie Portman kishte gjetur në sytë e të shoqit dashurinë e jetës.

Në qershor 2023, disa lajme të botuara akuzuan Benjamin Millipede për tradhti ndaj Natalie Portman me një 25-vjeçare. “Guri i skandalit” thuhet të jetë Camille Étienne, një aktiviste që lufton për klimën dhe planetin. Fillimisht askush nuk e kishte konfirmuar lajmin, derisa disa burime pranë çiftit bënë deklaratat e para për media.

Sapo u publikua lajmi, një grua e afërt me Natalie Portman tha për US Weekly se aktorja po përpiqet të shpëtojë martesën e saj dhe t’i japë një shans burrit të saj. “Natalie mendon se marrëdhënia e Benjaminit ishte një marrëdhënie e shkurtër dhe e kotë, që nuk do të thotë asgjë për të. Ajo është e etur për të parë nëse është në gjendje të rindërtojë besimin e saj tek burri dhe të sigurohet që fëmijët e tyre të mos rriten në një shtëpi të ndarë’”, tha ai.

Një tjetër burim tha se Benjamin Millipede është penduar për veprimet e tij. “Tani për tani ata po flasin dhe punojnë së bashku për të mirën e fëmijëve të tyre,” tha ai.

Pak kohë më vonë, në gusht, një burim i afërt me ta konfirmoi ndarjen e tyre pas 11 vitesh martesë me US Weekly. “Pasi u publikuan lajmet për lidhjen e Benjaminit, ata u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre, por për momentin nuk ka asgjë ”, tha ajo.

Në një paraqitje të fundit, aktorja është parë duke ecur e vetme në rrugët e Sidneit. 42-vjeçarja ishte në ‘Angel City Equity Summit’, një ngjarje për ekipin kombëtar të futbollit për femra, Angel City FC, në Teatrin e Operës së Sidneit të premten, ku u pa nga paparacët.

Teksa po ecte, ajo që ra në sy të publikut në fotot e publikuara në internet, ishte gishti i saj pa unazë. Siç e vunë re fansat dhe u bë shumë shpejt kryefjalë në shumë publikime, Natalie Portman duket se e ka hequr unazën e martesës.

Sado që u përpoq t’i jepte një mundësi martesës së saj, në fund nuk mundi ta “fshinte” atë që ndodhi. Një burim nga mjedisi i tyre foli për US Weekly, duke thënë se Natalie Portman beson se ish-bashkëshorti i saj është penduar vërtet për veprimet e tij, por ajo nuk mund t’i injorojë ato.

“Natalie nuk ka dyshim se Benjamin u pendua për atë që bëri. Ishte me të vërtetë, shumë poshtëruese ajo që i ndodhi”, tha një person i afërt i saj.

Një person tjetër nga mjedisi i tyre raporton: “Natalie u përpoq të rregullonte gjërat, por pa dobi. Dëmi është bërë. Ajo nuk mund ta falte atë, kështu që ajo është duke marrë një pushim prej tij tani për tani. ”

Edhe pse tradhtia e bashkëshortit të saj duket se ka qenë pika e fundit, burimi i parë vë në dukje se çifti tashmë kishte probleme në martesën e tyre që më parë. “Shkëndija ka munguar për një kohë të gjatë,” thotë burimi.