Rita Ora njofton se do të performojë në ceremoninë e mbylljes për Lojërat Invictus të Princit Harry në Dusseldorf
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 22:28
Rita Ora do të performojë në eventin e Princit Harry.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është përzgjedhur që të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave “Invictus Games 2023”, që organizohet nga Princi Harry.
Kjo ceremoni zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku pritet që princi të mbajë një fjalim emocionues.
Siç raporton Daily Mail, Rita është shoqe e afërt e Princit Harry.



