Emma Stone ndryshon pamjen e saj, ja si duket aktorja

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Emma Stone ka ndryshuar modelin e saj të flokëve. Emma Stone ka hequr dorë nga flokët me efekt kafe dhe të kuqe, dhe ka zgjedhur ngjyrën bionde me një prerje “bob asimetrike”.

Ndryshimi i ngjyrës nuk ishte ndryshimi i vetëm siç e përmendem edhe më lart Stone ka zgjedhur të shkurtoi flokët e saj. Pamja e aktores u realizua nga parukierja e famshme Mara Roszak.

“Emma sapo u bë bionde, kështu që kjo ishte koha e përsosur për një prerje për t’i dhënë asaj një rifreskim të shëndetshëm, Ajo është gjithmonë e hapur për ta parë veten në mënyra të ndryshme dhe i beson vërtet procesit”- thotë parukjerja e saj personale.

Emma Stone ndryshon pamjen e saj, ja si duket aktorja