Shiu i meteorëve Perseid dhuron spektakël , mbi 100 mbetje të kometës bien në tokë

Shiu i meteorëve Perseid ka dhuruar sërish spektakël, gjatë orëve të vona të së shtunës, duke arritur kulmin e shkëlqimit në agimin e së dielës. Mbi 100  mbetje të kometës në orë kanë zbritur në tokë.

 

Ato godasin atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215 mijë km/h duke reflektuar flakët e shndritshme sapo hyjnë në atmosphere. Të njohur si yje që bien u panë me sy të lire deri në shkrirjen e plotë.

Të vegjël sa një kokërr rëre ose një bizele, mbetjet e flakëruara nuk paraqesin asnjë rrezik për jetën.

Shfaqja natyrore ndodh rreth së njëjtës periudhë në muaj korrik dhe gusht të çdo viti dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të forta astronomike sepse prodhon meteorët më aktivë.

Persidi i parë për këtë vit u vërejt nga rrjeti All Sky Fireball i NASA-s, më 26 korrik, ndërsa rënie e tyre u finalizua mëngjesin e së dielës.

Është quajtur shi meteorësh Perseid,duke u bazuar në konstelacionin e Perseut, një figure të mitologjisë greke