Lufta në Ukrainë/ Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi rrëzuar katër drone ukrainas

Mbrojtja ajrore e Rusisë ka rrëzuar të paktën katër drone sot, ka deklaruar ministria e mbrojtjes e Moskës.

Tre u rrëzuan mbi rajonin Belgorod të Rusisë jugore, tha ministria, ndërsa tjetri me sa duket u kap mbi rajonin Kursk, në veri të Belgorodit. Sakaq bëhet me dije se nuk ka pasur të lënduar.

Sulmet me dronë brenda Rusisë janë shtuar që kur një u shkatërrua mbi Kremlin në fillim të majit.