Dy ushtarë australianë u sulmuan nga një krokodil, njëri humbi krahun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 13:23
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Australi, ku dy ushtarë janë sulmuar nga një krokodil teksa po peshkonin. Për këtë departamenti i mbrojtjes në Australi është përballur me akuzat se ka dështuar në trajnimin dhe sigurimin e punëtorëve.
Ngjarja ka ndodhur me 6 gusht të 2021 në gadishulLin e Cape York të Portland Road. Dy ushtarë kishin shkuar për peshkim, kur papritur janë sulmua nga një krokodil 2.5 metra i gjatë. Një nga ushtarët pësoi lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit pasi u kafshua ndërsa ushtari tjetër humbi krahun.
Për këtë, Departamenti i Mbrojtjes së Australisë është akuzuar se ka shkelur ligjet federale të shëndetit dhe sigurisë në punë. Departamenti mund të përballet me një gjobë deri në 1.5 milionë dollarë.


