Lufta në Ukrainë, raportohet për 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Donetsk

Një civil u vra dhe gjashtë u plagosën si rezultat i bombardimeve në Donetsk. Lajmi është konfirmuar nga kreu i instaluar nga Rusia në Donetsk, teksa akuzon Kievin për sulmet.

“Një civil u vra në lagjen Petrovsky të Donetsk. Gjashtë persona u plagosën në Makiivka, lagjen Petrovsky të Donetsk dhe Svitlodarsk, duke përfshirë një vajzë dymbëdhjetë vjeçare”, shkruan ai në një postim në Telegram.

Sipas Pushilin, Ukraina shkaktoi goditje në lagjet Petrovsky, Kirovsky, Kuibyshevsky dhe Kyivsky të qytetit të Donetsk, si dhe në qytetet Svitlodarsk, Makiivka dhe Yasynuvata.

Kujtojmë se të mërkurën që lamë pas Ukraina pretendoi “sukses të pjesshëm” në fshatin Urozhaine, në rajonin e Donetskut.