Vuçiç sfidon Perëndimin, do takojë Putinin në Kinë: Do kemi biseda serioze me partnerët tanë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai planifikon të vizitojë Kinën në tetor dhe mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putin gjatë kësaj vizite.
“Deri në fund të vitit pres të kemi biseda serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë, shumë të rëndësishëm. Në tetor do të bëj një vizitë të rëndësishme në Kinë. Çfarë do të ndodhë atje është një pikëpyetje e madhe, sepse, me sa duket, ardhja e presidentit rus Vladimir Putin pritet gjithashtu”, tha Vuçiç.
Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik tha të enjten se ai gjithashtu priste të vizitonte Kinën dhe të takohej me Putinin atje këtë vjeshtë.
Vizita e Putin në Kinë është planifikuar për në tetor, kur Kina do të presë forumin “Një brez një rrugë”, tha më 25 korrik ndihmësi i Putinit, Yury Ushakov.