Këshilla/ Si të dobësoheni pa dietë dhe ushtrime?

 Këshilla/ Si të dobësoheni pa dietë dhe ushtrime?

Të humbasësh peshë në një mënyrë sa më të shëndetshme nuk është e pamundur.
Dhe sipas dietologëve, mënyra ideale për të rënë në peshë është me ritme të ngadalta, por të qëndrueshme.

Madje sipas ekspertëve, sekreti i rënies nga pesha nuk qëndron te dieta. Për ta, fjala dietë nuk duhet të ekzistojë.

Çelësi i suksesit është ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës.

Mjafton të hiqni 500 kalori çdo ditë nëpërmjet ushqimit apo aktivitetit fizik, mund të humbisni 450 gramë në javë nga pesha.

Hani mëngjes çdo ditë

Hiqeni nga mendja për të shmangur mëngjesin, pasi kështu do të kufizoni kaloritë.

Kjo është një ide e gabuar. Këshillohet që gjatë mëngjesit të hani vezë të ziera, fruta, drithëra ose tërshërë.

Këshilla/ Si të dobësoheni pa dietë dhe ushtrime?

Kuzhina duhet mbyllur në mbrëmje

Vakti i fundit i ditës duhet të jetë sa më larg orarit të gjumit. Gjithashtu, këshillohet të jetë sa më e lehtë.

Kaloritë e lëngshme

Sado kujdes të tregoni me ushqimin, në qoftë se nuk hiqni dorë nga pijet me gaz e plot sheqer nuk do të keni rezultate. Përpiquni të pini sa më shumë ujë.

Ecni më shumë

Përpiquni të ecni të paktën 10,000 hapa në ditë. Jini sa më aktivë gjatë ditës dhe masni hapat tuaj drejt peshës ideale.

Këshilla/ Si të dobësoheni pa dietë dhe ushtrime?