Të mirat e kripës së detit për shëndetin e trupit tonë, por kujdes në përdorimin e saj në tryezë

Kripa e detit është e njohur për vlerat e saj të jashtëzakonshme, sidomos në lëkurë dhe flokë.

Kjo kripë është e mbushur me magnez, kalçium dhe kalium të cilat bëjnë të mundur largimin e papastërtive nga lëkura.

Ajo ka gjetur përdorim të gjërë edhe në industrinë kozmetike.

Produktet e lëkurës si anti-djersa kanë në përmbajtjen e tyre kripën e detit.

Fërkimi i trupit me këtë kripë heq qelizat e vdekura, tonifikon lëkurën, inkurajon qarkullimin e gjakut dhe e rinovon lëkurën duke e bërë atë më të butë.

Për njerëzit të cilët vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut, epilepsia apo lodhja e përgjithshme këshillohet terapia me kripë deti.

Nëse ju dhëmbin këmbët, mund t’i fusni ato në një solucion me ujë të ngrohtë dhe kripë deti. Kjo do të qetësojë muskujt dhe dhimbjen e këmbëve.

Kjo kripë është e mirë edhe për shëndetin dentar, pasi parandalon zhvillimin e kavitetit.

Shpëlarja dhe gargarja me kripë deti të tretur në ujë, shëron plagët e gojës, mishrat e lënduar, dhe dhimbjet e fytit.

POR KUJDES!

Pavarësisht gjithëe këtyre të mirave, nuk duhet tepruar me përdorimin e saj, pasi është një burim madhor i sodiumit dhe duhet konsumuar në sasi të përshtatshme.

Konsumimi i tepruar i saj, por edhe i çdo kripe tjetër shkakton edemë ose tension të lartë të gjakut që janë të rrezikshme për shkaktimin e një sërë simptomash të tjera.