Kina: SHBA, faktori kryesor i destabilitetit në botë

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi nuk i ka kursyer kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit të zhvilluar me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ai është shprehur se veprimet e SHBA-së kundër Kinës tregojnë se ky vend është burimi më i madh i destabilitetit në botë.

“Shtetet e Bashkuara po heqin maskën e konkurrencës së ndershme kur detyrojnë vendet e tjera të përfshihen në proteksionizëm të njëanshëm kundër Kinës. Këto veprime vetëm sa do të minojnë besimin në Uashington dhe do t’i dëshmojnë botës se Shtetet e Bashkuara janë bërë faktori më i madh i destabilitetit sot,” theksoi Wang Yi.