Tensionet Bjellorusi-Poloni, Lukashenko: Nuk mund të humbasim lidhjet me BE-në, por…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 19:28
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u shpreh se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Evropian, por parësore të jenë interesat e vendit të tij.
Lukashenko komentoi edhe tensionet e fundit me Poloninë, të cilat rezultuan në dërgimin e forcave shtesë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë, duke folur në aeroportin kombëtar të Mniskut, kryeqytetit të vendit.
Sakaq ai tha se qeveri polake po e përshkallëzon situatën për të treguar forcën e saj ushtarake, teksa shtoi se po shtyhet nga Shtetet e Bashkuara. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Varshavën, lideri bjellorus tha se i ka sugjeruar kryeministrit të vendit të zhvillojë një takim me liderin polak.