PAMJE TË TRISHTA/ 55 të vdekur në Maui, digjet ishulli i të sapomartuarve
Një seri zjarresh shpërthyen në fillim të kësaj javë në ishullin përrallor Maui, i cili ndodhet në Hawai.
Një ndër familjet e prekura ka treguar historinë e saj për një nga portalet vendase.
Tee Dang ishte me tre fëmijët dhe burrin e saj, në makinë kur pa flakët që po afroheshin drejt tyre.
Pasi panë njerëzit që kishin mbrapa të vraponin drejt detit, ata u frikësuan, morën ushqimet dhe ujin që kishin në makine dhe vrapuan drejt dallgëve.
Si fillim familja me fëmijë të moshave 5, 13 dhe 20 qëndruan afër bregut, por kur u afrua mbrëmja dhe batica u ngrit, uji filloi të përplaste gruan në një shkëmb, duke i shkaktuar plagë të rënda në këmbë.
Kur shpërthimet u afruan afër detit, ata u detyruan të shkonin më thellë.
Çdo gjë dukej e errët nga tymi i zjarrit.

Ata qëndruan në ujë për katër orë dhe patën goxha sprova, ku një ndër to ishte dhe humbja e ndjenjave të një prej fëmijëve.
Kjo familje e disa të tjerë, u shpëtuan përfundimisht nga një zjarrfikës i cili i rrezikoi jetën e tij për to.
Duke udhëhequr një grup prej rreth 15 të mbijetuarish, ajo kujton zjarrfikësin duke u thënë atyre:
"Unë as nuk e di nëse do t'ia dalim. Thjesht bëni gjithçka që them. Nëse them hidhuni, hidhuni. Nëse ju them për të vrapuar, vraponi."
Shtatëmbëdhjetë persona të tjerë u konfirmuan të vdekur të enjten pasdite, duke e çuar numrin e të vdekurve në 53.


