Sllovaki: Arrestimi i kandidatit para zgjedhjeve të parakohshme shkakton bujë

Policia Kombëtare Kriminale Sllovake (NAKA) mori në paraburgim të përkohshëm ish-shefin e policisë dhe kandidatin për zgjedhje Tibor Gašpar, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASR.

Më pak se dy muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Sllovaki, Gašpar u akuzua për korrupsion.

Arrestimi i tij ka bërë bujë në vendin e Evropës Qendrore.

61-vjeçari kandidon për pozicionin e liderit të partisë Smer-SD të ish-kryeministrit kontrovers, Robert Fico.

Fico tha se ky ishte një sulm ndaj partisë më të fortë opozitare, i cili u krye me miratimin e presidentes Zuzana Čaputová duke përmendur gjithashtu metodat e Pinochet.

Augusto Pinochet ishte diktatori i djathtë i Kilit nga viti 1973 deri në 1990 dhe ishte i njohur për regjimin e tij shtypës.

Një zëdhënës i presidentit hodhi poshtë akuzat duke thënë:

“Akuzat se presidentja e dinte paraprakisht ose se kishte dhënë pëlqimin e saj për çdo veprim të policisë është një tjetër gënjeshtër e egër nga Robert Fico”, tha një zëdhënës i presidentes.

Prokuroria publike nuk ka dhënë detaje të tjera për hetimin, për shkak të procedurës në vazhdim. Zgjedhjet në vend janë caktuar për 30 shtator.