Çfarë hanin vikingët?

Çfarë hanin vikingët?

Duke studiuar vendet dhe librat e lashtë të gatimit, arkeologu i kuzhinës, Daniel Serra, po rikrijon pjatat e humbura që Vikingët hanin dhe po rishkruan pikëpamjen popullore të këtyre njerëzve në proces.
Ai beson se studimi i asaj që hanin vikingët ofron një kuptim më të mirë të aftësive dhe ideologjive të tyre teknike, si dhe se si njerëzit në atë epokë mbijetonin.
Vikingët hanin atë që prodhonin në fermat e tyre ose atë që mund të gjuanin, peshkonin ose mblidhnin.



Fermat e vikingëve ishin të vogla në pamje, por mjaft të mëdha për ta mbajtur familjen.
Ushqimi i tyre ishte sezonal, që do të thotë që në disa periudha të vitit kishin më shumë ushqim e në disa të tjerta shumë pak.
Në një ditë të zakonshme ata hanin vetëm dy vakte.



Mëngjesi hahej një orë pas zgjimit, ndërsa vakti tjetër konsumohej pasi vinin nga puna.
Të rriturit për mëngjes hanin atë çka kishin zier një natë më parë, ndërsa fëmijët hanin qull dhe fruta të thata.
Vakti i mbrëmjes ishte peshk ose mish i zier me perime.
Si ëmbëlsirë hanin fruta të thata me mjaltë.
Mjalti ishte ëmbëlsuesi i vetëm që Vikingët njihnin.
 Çfarë hanin vikingët?