Biden: NATO ishte në krizë para pushtimit të Putinit, tashmë më e fortë se kurrë!

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden deklaroi se NATO ishte në krizë para pushtimit të Putinit në Ukrainë. Ai tha se Putin ishte i bindur që me këtë luftë mund të shpërbënte aleancën, por në fakt ndodhi e kundërta.

“NATO-ja ishte në krizë dhe e dija se Putini do të pushtonte Ukrainën, sepse ai ishte absolutisht i bindur se mund të shpërbënte Aleancën”, tha Biden.

Ai iu tha gazetarëve në Utah se; “Sot NATO është më e fortë se kurrë”. Kujtojmë se agresioni rus në Ukrainë nisi më 24 shkurt të vitit 2022.