Berisha: Zoto është në Vlorë, Mërtirit iu refuzua kërkesa për azil në Vjenë, qeveria po i përgatit pashaportën për në ...
Sali Berisha doli sot para mediave ku akuzoi Ramën is përgjegjësin kryesor për aferën e inceneratorëve. Ish kryeminsitri bëri akuza ndaj qeverisë se po i përgatit pashaportën Mërtirit për ta larguar në Zimbabwe pasi këtij të fundit është refuzuar kërkesa për azil në Vjenë.
Sipas Berishës Zoto është në Vlorë dhe lëviz me makinën e Intigrated Energy, ku publikoi edhe pamje të makinës.
"Rama është ligërisht dhe penalisht përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve. Projektin e Eko Park, Rama tha se do ta bënte në bashkëpunim me privatin. Tenderi u anulua tre ditë para, gjë që është vepër penale. Rama firmosi shpalljen e emergjencës kombëtare.
Edi Rama më firmën e tij ka miratuar buxhetin për inceneratorin, prandaj Arben Ahmetaj thotë se mbreti nuk jam unë. Sekuestrimi i inceneratoreve nënkupton se llogaritë janë ende të Zotos dhe Mërtirit.
Sekreti që mban qeveria me Mërtirin është që ai ndodhet në Vjenë, ka kërkuar zil politik, gjykimi ka kaluar në në shkallën e parë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik dhe lajmi censurohet nga mediat e Ramës dhe djegsave.
Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave.
Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.
E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze. Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë.
Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës", tha nder te tjera Berisha.
Berisha u shpreh se "EcoParku" i Porto Romanos, i lidhur me aferën e shekullit. Kompania e marrëveshjes së ’17 majit’ mori tenderin në fund, me urdhër të Ramës
"Dua të ndalem këtu për aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda aferës së shekullit ku nxin firma personale, direkte e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për shpërdorimin e 19 mln eurove nga buxheti i shtetit.
Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘EcoPark Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘EcoPark Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapeshin oferta. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitet të rënda të autoritetit kontraktues.
Në datën 16 dhjetor 2019, Edi Rama firmos një vendim si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe ky vendim ka 2 pika: Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos. AKUM ngarkohet për inkapsulimin e zonës së Porto Romanos rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar të kësaj zone, për shkak të emergjencës së krijuar.
Në datën 21 dhjetor 2019, mes kompanisë ‘Viktoria Invest’ dhe kompanisë ‘De mare SRL’, ndodh 17 maji, lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë në procedurën tenderuese të AKUM. Me datën 27 dhjetor 2019, mes AKUM dhe kompanisë së krijuar si ‘marrëveshja e 17 majit De Mare dhe Viktoria’, lidhet kontrata me negocion të drejtpërdrejtë. E marrin me urdhër këto të dyja, vlerën përsëri të njejtë, 1.9 miliardë lekë.
Në datën 14 maj 2020, ky bashkim kompanish ‘De Mare SRL dhe Viktoria Invest’ ose ndryshe ‘marrëveshja e 17 majit’ këto të dyja nënshkruajnë një marrëveshje me kompaninë ‘Arkon ShPK’, në pronësi të Denis Ymerit dhe nënkontraktimi shkon në vlerën 649 milionë lekë.
Me datën 23 nëntor 2016, Ilsa Zoto, gruaja e Klodian Zotos, i shet aksionet tek Denis Ymeri. Në datën 4 maj 2020 kompania ndryshon emrin nga ‘Artemis Farm’ në ‘Arkon’. Habia dhe misteri i dytë i Edi Ramës qëndron në faktin se me datën 1 prill 2019, 13 muaj para këtyre marrëveshjeve lidhet një kontratë mes ‘Integrate Energy SHPK’, kompanisë së djegësit të Tiranës dhe studios arkitekturore ‘Casanova Hernandes’ dhe objekti i kësaj kontrate ishte projekti i ‘EcoPark’ Durrës mbi landifillin ekzistues në Porto Romano.
Këtu kemi të bëjmë me ëndrra korruptive. Zoto e parashikon që duhet të vjedhin me një projekt, të bëjmë një projekt që të vjedhim edhe në Porto Romano 19 mln. Rama, ky e ka bërë me datën 1 prill, Zoto firmos me Rea Xhillarin dhe ‘Casanovën’ se Rea është nënkontraktore aty, është e pamëshirë, nuk njeh ligj dhe standard. Këta nënshkruajnë, bëjnë projektin dhe tre muaj mbrapa Edi Rama del e thotë se do të ndërtoj një ‘EcoPark’ në Durrës, këta projektin e kanë gati. Zoto ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores Rea Xhillari, thjeshtrës të themi. Dhe këtu fillon pastaj zinxhiri i tenderave, që ju e dëgjuat", deklaroi Sali Berisha.






