Inceneratorët, Berisha: Rama përgjegjësi kryesor i aferës së shekullit, shpërdoroi 90 mln euro nga buxheti i shtetit

Sali Berisha doli sot në konferencë për mediat. Ish kryeministri akuzoi Ramën për aferën e inceneratorëve.

"Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.

Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.

E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere. 

E vërteta është se një here e 100 herë, jam ish Kryeministër e duke qenë se afera e djegsave buron e tëra nga keshilli i ministrave duhet të shprehen se Rama është ligjërisht e penalisht përgjegjësi më kryesor i kësaj afere. Afera e Porto Romason një aferë bremda vjedhjes së shekullit nxin firma personale e Ramës, firmë e cila provon se është përgjegjës për shpërdorimin e 90 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Rama është ligërisht dhe penalisht përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve. Projektin e Eko Park, Rama tha se do ta bënte në bashkëpunim me privatin. Tenderi u anulua tre ditë para, gjë që është vepër penale. Rama firmosi shpalljen e emergjencës kombëtare. Edi Rama më firmën e tij ka miratuar buxhetin për inceneratorin, prandaj Arben Ahmetaj thotë se mbreti nuk jam unë. Sekuestrimi i inceneratoreve nënkupton se llogaritë janë ende të Zotos dhe Mërtirit. Sekreti që mban qeveria me Mërtirin është  që ai ndodhet në Vjenë, ka kërkuar azil politik, gjykimi ka kaluar në në shkallën e parë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik dhe lajmi censurohet nga mediat e Ramës dhe djegsave. Qeveria po i përgatit pashaportën Mërtirt për në Zimbabwe atje ku janë paratë. Zoto është në Vlorë. Vetura që shëtit Zoto  është e Intigrated Energy", tha ndër të tjera Berisha.

Berisha denoncoi dhe 6 faktet që, sipas tij, Edi Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit

"Edi Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit dhe kjo provohet në mënyrë të pakundërshtueshme nga faktet që vijojnë.

1. Në kundërshtim flagrant me ligjin, ai sapo erdhi në pushtet, për ti hapur rrugën aferës së vjedhjes së shekullit, firmosi vetë shpalljen e emergjencës kombëtare mjedisore dhe hodhi poshtë strategjinë e krijuar së bashku me BE-në. Zëvendësoi këtë strategji me atë të trajtimit të mbetjeve me djegie.

2. Edi Rama me firmën e tij ka miratuar në kundërshtim me ligjin, përfshirjen në buxhetin afatmesëm të djegësit të Elbasanit.

3. Edi Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor 2016 me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmos me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, Niko Peleshin. Por firmosja e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orës janë firmos 12 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës, ndaj dhe Arben Ahmetaj thotë ‘mbreti nuk jam unë’.

4. Edi Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit sepse ai ka firmosur me datën 7 dhjetor 2017, dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrate Energy BV SHPK’, një kompani që nuk ekzistonte dhe që ai ishte i informuar nga ministri i tij se kompania në fjalë nuk ekziston.

5. TEC-in e ndërtuar 100% me paratë e buxhetit të shtetit në djegësin e Elbasanit ja ka dhuruar për 25 vite ndërmarrjes së tyre private ‘AlbTek’ nga e cila taksapaguesit marrin vetëm fijën koncensionare prej 2% rregull që ky zbatohet vetëm në rastin e koncesioneve që ndërtohen tërësisht nga privati.

6. Edi Rama është përgjegjës direkt për vjedhjen e shekullit se në kundërshtim të hapur me nenin 2 të ligjit 9000, të funksionimit të Këshillit të Ministrave ai me gjithë qindra e qindra denoncimeve të aferës korruptive të shekullit në media e parlament, ai nuk ka ndërhyrë, por përkundrazi ka bërë avokatin e vendos të vjedhjes së shekullit sepse është vetë sipërmarrësi kryesor i djegësve.

Pra, të gjitha këto e bëjnë për qytetarët shqiptarë, të pashpresë hetimin e vërtetë të vjedhjes së shekullit dhe pa asnjë shpresë gjetjen e rikthimin e 200 mln eurove të paktën deri më tani. Por ato vazhdojnë të rrjedhin në llogarinë sepse sekuestrimi nënkupton që llogaritë përsëri janë të Zotos dhe Mërtirit", deklaroi Sali Berisha.