Eksperti i kriminalistikës: Kanabisi po luftohet se do mbillet me liçensë

Artan Rexhepi, ekpert i kriminalistikës ka qenë i ftuar në Ora News. Ai ka folur kanabisin, ish-ministrin Ahmetaj që është në arrati si dhe për dosjen "Sky".

"Ngjarja është e rëndë, i shtohet problemit të inceneratorëve. Duket sikur SPAK po e shef me seriozitetin e duhur. Në një farë mënyre na ka ardhur dhuratë nga shërbimet e huaja. Nëse për "Tigrin" është fjala për ish ministrin, këtu ngrihemi në nivele të larta kriminale. Në këtë kuadër lind nevoja të kalojë në sitë gjithë administrata.

Kjo dosje do ketë probleme. Është një ngjarje e rëndë. Është shumë e rëndë për një nënpunës që ka për detyrë të hetojë të bëhet pjesë e krimit. Me marrjen e detyrës Balla targetoi drejtorin e mbikëqyrjes policore. Balla ka mundësi ti ketë patur këto informacione më përpara.

Edhe në këto cështje ka dal Dumani, ka thënë disa gjysmë të vërteta. Kanabisi i bie që po luftohet fort se do mbillet me licensë, që të mos kenë konkurencë mbjellësit me licensë. "Tigri" do i krijojë probleme administratës shqiptare", tha ndër të tjera eksperti i kriminalistikës, Rexhepi.