E trishtë Fushë Arrëz, 10-vjeçari mbytet në një rezervuar, po mblidhte manaferra me prindërit

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Arrëz.

Mësohet se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 10-vjeçari me iniciale O.K, ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.

Përpjekjet për ta shpëtuar kanë dështuar dhe fëmija ka humbur jetën.

"Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë."- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.