Në aksin Lezhë-Shkodër, dy makinat përplasen “kokë më kokë”, shoferët përfundojnë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Raportohet se shoferët e dy mjeteve Volkswagen dhe Audi tani ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.