Balla viziton efektiven që u përplas për herë të dytë në Vorë, apel publik qytetarëve: Udhëtoni me kujdes!
Një punonjëse policie ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Vorës.
Dy makina janë përplasur mes tyre dhe më pas kanë marrë para dhe inspektoren e policisë.
Inspektorja Arta Shurbi (e planëzuar në shërbim), është dërguar me urgjencë në spital, për ndihmë mjekësore.

Efektivja e plagosur ditën e sotme në Vorë, është aksidentuar edhe dy vite më parë tek “Casa italia”.
Ministri i Brendshem Taulant Balla vizitoi ne spitalin e Traumes efektiven e e plagosur.

"Suksesi i misionit tim në krye të kësaj ministrie varet nga përkujdesja e të gjithë punonjësve të policisë. Do jem gjithmonë duke u kujdesur për secilin nga anëtarët e policisë së shtetit për të garantuar trajtim dhe mbështetje për secilin.
Ka qenë rast aksidental, ajo ka mbërritur aty pasi ka ndodhur një aksident dhe më pas ka ardhur një automjet tjetër që e ka plagosur.
Ajo që dua ti bëj një apel publikut, kemi nevojë edhe për mbështetjen tuaj. Apeli është ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe gjithë parashikimet që ka kodi rrugor. Jemi aty jo për të vënë gjoba por për të ndërgjegjësuar ata që janë në timon”, tha Balla.

