Drogë në ushtri/ Lirohen nga detyra 14 ushtarakë të Zall-Herrit, 6 të tjerë në pezullim

Ministria e Mbrojtjes liron nga detyra ushtarakët e ekipit drejtues të repartit të trupave “Komando” të Zall Herrit në Tiranë, në territorin e të cilit u gjetën pak ditë më parë 128 rrënjë kanabisi.

Po ashtu, burime nga qeveria pohojne per "Ora News" se Ministria e Mbrojtjes ka pezulluar nga detyra gjashtë ushtarakë të tjerë, ndërsa thotë se vijon analizimin e situatës pas kanabisit në Zall Herr, duke theksuar se ka marrë masa për kontrollin në terren të të gjitha zonave ushtarake në vend.

Bëhet fjalë për masat e marra ndaj 14 ushtarakeve duke nisur që nga: Komandanti i Repartit Ushtarak, kreu i Policisë Ushtarake, Shefi i Repartit, Shefi i Seksionit të Zbulimit, Komandanti i Kompanisë Mbështetëse, specialiste, inspektor te Policisë Ushtarake dhe 1 Ndihmës/Specialist Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

Hetimet

Zona brenda repartit ushtarak të Zall Herrit ku u gjetën të kultivuara 125 bimë narkotike është kontrolluar tre herë që prej muajit Maj deri në fund të korrikut!

Por në asnjë rast nuk u bë e ditur ekzistenca e saj.

Madje vetë oficerët e ndaluar para prokurorisë kanë pranuar se kanë gjetur vende kalimi, ose cënim të perimetrit, por për shkak se janë cilësuar të vjetra nuk i kanë shkuar më tej verifikimeve.

Verifikimet e fundit u realizuan në 10 dhe 11 korrik ku në terren ishte edhe Gramoz Mullai, shefi i zbulimit në repartin Komando, tashmë i arrestuar.

Por ndryshe nga sa grupi ka firmosur në letra, para prokurorit janë dhënë detaje shtesë.

Mullai shprehet se cënimin e rrethimit ia ka bërë të ditur verbalisht kolenelit Petrit Dajlanit.

Por shton se nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të marrë masat e duhura.

Situata bëhet më e paqartë pasi vetëm 200 metra larg nga parcela me kanabis që u zbulua me dron brenda repartit, Shefi i Zbulimit të Repartit Komando kishte konstatuar një tjetër sipërfaqe në zonën e quajtur sipër liqeneve.

Por duke kundërshtuar akuzën Mullai shton se në vëzhgimin në terren nuk ka evidentuar asnjë rrugë të hapur rishtash, cka mund ti krijonte dyshime.

Edhe Rustem Koci ushtarakut tjeter të arrestuar para prokurorëve ka deklaruar se nuk kishte konstatuar gjë të paligjsheme duke shtuar se me kapacitetet në dispozicion nuk mund të kishte kontroll në 100 për qind të territorit.

Ndaj duke shtuar edhe elementin e pyllëzuar kanë kërkuar shfajësimin që nuk panë bidonën që shërbenin për vaditjene  kanabisit, paketa e cigareve, si dhe doreza që përdoreshin për bimët narkotike.

Tashmë në pranga janë Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhudra.