Lituani: Karins planifikon riorganizimin e qeverisë

Kryeministri letonez Krišjānis Kariņš u propozoi dy partnerëve të tij të koalicionit që të riorganizohen tri poste ministrore dhe të arrihet një marrëveshje e fortë për disa prioritete politike.

“Nëse kjo nuk ndodh, kreu i qeverisë së vendit baltik të BE-së dhe NATO-s do të nisë negociatat për formimin e një qeverie të re me dy parti opozitare”, njoftoi Kariņš pas një takimi me presidentin Edgars Rinkēvičs në Rigë.

Kariņš kryeson një aleancë tripalëshe të partisë së tij liberal-konservatore “Uniteti i Ri” me “Aleancën Kombëtare” konservatore dhe aleancën zgjedhore të qendrës së djathtë “Lista e Bashkuar”.

58-vjeçari prej disa kohësh po kërkon zgjerimin e koalicionit për të përfshirë Aleancën e Fermerëve dhe të Gjelbërve dhe Progresistët me prirje të majtë, por dy partnerët e tij të koalicionit kanë shprehur vazhdimisht hezitime për këtë.

Kariņš nisi më herët bisedimet me të dyja partitë opozitare pasi koalicioni tripartiak nuk arriti të binte dakord për një kandidat në zgjedhjet presidenciale në fund të majit.

Ai u dha kohë partnerëve të tij aktual deri në mbledhjen e ardhshme të koalicionit për të vendosur. “Unë jam gati për të dyja opsionet”, tha Kariņš.