Meta: Dosja "Bajri" faktoi lidhjet e krimit me policinë, SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për media. Meta foli për aferën e inceneratorëve, drogën në repartin e Zall Herrit si dhe lidhjen e krimit me policine, ku bëri përgjegjës Ramën.
Meta i bëri thirrje Spakut të vazhdojë hetimet për inceneratorët që të zbardhë përgjegjësit e kësaj afere. " Spak të vazhdojë punën pa u ndalur për të zbardhur përgjegjësit e aferës kriminale. Kjo tregon sesa fort elementët e krimit drejtojnë policinë. Kanabisi në repartin e Zall Herrit tregoi se në cfarë situate është siguria e vendit. Dosja "Bajri" faktoi lidhjet e krimit me policine. Ky nivel inkriminimi i policisë ka vetëm një autor, Ramën. Spak sekuestroi inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.
Kemi të bëjmë me një përpjekje të këtij grupi kriminal që kërkon të kriminalizojë një shoqëri të tërë. Këtë e shohim edhe në kursin e frikshëm të euros në këmbim me lekun. Përmbysja e euros nuk ka asnjë justifikim. Qeveria zbrazi buxhetin ndërsa tani shpikin taksa për ta mbushur", tha ndër të tjera Meta.

