KQZ vulos “14 majin”, Kume: Klasa politike të heqë dorë nga praktika e mosnjohjes së rezultateve
7 gushti do të konsiderohet si data zyrtare e nisjes së punës të bashkiakëve dhe këshillave që rezultuan fitues nga zgjedhjet e 14 majit.
Komisioni rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi dje dhe tabelat përfundimtare të rezultateve, një vendim ky që do t’i shërbejë Presidentit si afat për llogaritjen e datës së votimeve të 4 viteve të ardhshme.
Ndërkaq, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” dhënë gazetares Siklajda Shorja, u shpreh se tashmë institucionit më të lartë zgjedhor në vend i mbetet vetëm një detyrë për të realizuar, ai i numërimit rastësor të 5 për qind të votave në gjithë vendin, për të realizuar verifikimin e fundit të ligjshmërisë së procesit zgjedhor.
“Pas mbylljes dhe certifikimit të rezultatit, mbetet që KQZ-ja të numërojë 5 për qind të votave në të gjithë vendin dhe të zgjedhura në mënyrë rastësore por jo në ato kuti ku është bërë rinumërimi i votave, për të parë nëse ka pasur shkelje ligjore dhe për t’i vënë vulën zgjedhjeve vendore”, u shpreh Kume.
I pyetur rreth procesit të anikimimeve, Kume theksoi se tashmë është çdo gjë e mbyllur në KQZ, dhe se çështja e pretendimeve mund të transferohet vetëm në SPAK, si strukturë përgjegjëse për hetimin zgjedhor.
Kume shprehu zhgënjimin e tij sa i përkjet vijimit të trasditës negative të partive politike, ku humbësit asnjëherë nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Dhe si e tillë ai këkroi që kjo praktikë të marrë fund.




