Berisha: Shqipëria e treta në Evropë për çmimet më të larta, ja si duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë

Sali Berisha e ka cilësuar situatë dramatike rënien e euros, pasi është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë. Sipas ish kryeministrit, Shqipëria rënditet e treta në europë për cmimet më të larta.

Faktori kryesor për rënien e euros është narko euro sipas Berishës. "Banka e Shqipërise duhet të jete zëri më i fuqishëm për denoncimin e tyre. Këta janë bërë vendimarëës me kryeministrin, njeriu më i lidhur me klanet e drogës.

Mori tani ministrin e rendit. Ka disa faktorë që kanë ndërhyrë në raport, por përcaktuesi është faktori narko euro. Janë narko eurot që kanë pushtuar tregun. Një shtet e di sa para ka", tha nder te tjera Berisha.

Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit.
Kjo që ne shohim sot, është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rruge, dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, të Sinaloas në Meksikë.
Nga interceptimet që u publikuar, që nuk janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte e darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se çdo ministër i tij me të, tregon se cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimmarrësit absolut.
Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit. 3 milionë metër katror ndërtohen vetëm në Tiranë, ndërkohë që nevoja vjetore e vendit është 1 mln metër katror. Nuk ka lavatriçe më gjigante të parave të krimit, se sa Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjtat në Europë. I ndërton droga, i blen droga dhe i shet droga. Dhe në këto operacione, klanet përsëri i përdorin këto para, për të pushtuar territoret, pasi tani kanabisin e kanë të dytë, kanë të parë kokainën dhe opiumin.