Edi Rama na prezanton me Pjerin Ndreun, njeriun që "po e kthen Lezhën në Spanjën e vogël"

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga një takim informal që ka pasur në këto ditë të nxehta Gushti me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, për të cilin thotë se e ka sfidën e jetës që të mposhtë detin Jon me zhvillimin e Adriatikut.

Sipas Ramës, Ndreu është duke e transferuar Lezhën në një Spanjë të vogël, dhe për tia dalë me projektet do të duhet të bashkëpunojë dhe me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

Por me humor thotë Rama, Pjerini do të sfidojë edhe Shkodrën.

Postimi i Ramës:

Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)