Balla takon ambasadorin holandez: Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 12:12
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos. Balla ka kërkuar bashkëpunim më të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese holandeze.
"Mirëprita në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos.
Bashkëpunim shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike", shkruan Balla në Facebook.

