I mori jetën me grushte Armando Meshaut në Vlorë, autori Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku një 55-vjeçar humbi jetën pas një sherri banal.

Armando Meshau mbeti i vdekur pas grushteve nga 33-vjeçari Rei Meta, banues në Tiranë.

Ky i fundit u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes.

33-vjeçari Rei Meta është i punësuar si doganier, shkruan Newsbomb, dhe është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), emri i së cilës qarkulloi gjerë në media vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK. Vota e saj shkoi për kandidatin tjetër në garën për kreun e SPAK, Edvin Kondilin.

Një borxh i pashlyer dyshohet se është shkaku i sherrit mes dy personave që mesditën e 7 gushtit 2023, përfundoi me një viktimë në qytetin e Vlorës. Armando Meshau, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.

I mori jetën me grushte Armando Meshaut në Vlorë, autori Rei Meta
Nurihan Meta (Seiti) dhe Armando Meshau

I mori jetën me grushte Armando Meshaut në Vlorë, autori Rei Meta