Shembet tarraca në Durrës, dy persona nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 13:47
Në Durrës është shembur tarraca e një shtëpie. Si pasojë, 2 persona kanë ngelur nën rrënoja.
Ngjarja ka ndodhur në Qerret të Katundit të ri. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrëfikësish. Nuk dihet ende gjendja shëndëtësore e personave që ndodhen nën rrënoja.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca.


