Përgjaket Vlora, sherr me grushta para Gjykatës, vdes ndërtuesi
Një person ka mbetur i vdekur pas një sherri banal mes dy grupeve kundërshtare, jashtë një qendre interneti në qytetin e Vlorës.
Viktima është identifikuar si Armando Meto, 51-vjeç, i cili
Burime bëjnë me dije se sherri mes personave ka ndodhur me sende të forta në afërsi të Gjykatës së Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet mbi dinamikën e konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.



