Në burg për vrasjen e Luljeta Prezës/ Dalin para Gjykatës dy autorët: Nuk e mbajmë mend se çfarë ka ndodhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 14:16
Kanë dalë sot përpara gjykatës së Durrësit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari dy personat që i morën jetën Luljeta Prezës poshtë Urës së Dajlanit.
Në dëshminë e tyre të parë të dy autorët e kanë mohuar vrasjen ndërsa përpara gjykatës kanë dalë kokulur. Brahimaj dhe Grabovari janë shprehur se nuk mbajnë mend se çfarë ka ndodhur.
E pranishme në sallë ka qenë edhe e ëma e 22 vjeçarit Brahimaj e cila pranon dënimin e të birit nëse e ka kryer krimin e rëndë ndaj 32 vjeçares Preza.
Ne fund Gjykata vendosi “Arrest me burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë te Ura e Dajlanit në Durrës.


