Dhunoi për vdekje 55-vjeçarin Armando Meshau në Vlorë, arrestohet autori i ngjarjes
Është arrestuar 31-vjeçari, Rei Meta i cili qëlloi me grushte dhe i shkaktoi vdekjen ndërtuesit Armando Memshani.
55-vjeçi u vra pranë ambienteve të një kancelarie në qytetin e Vlorës, pas një sherri fizik me dy persona të tjerë.
Ai ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit, e për pasojë përplasja ka qenë fatale për jetën e tij. Ndërkaq trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.
55-vjeçari, një emër i njohur në fushën e ndërtimit në Vlorë, u vra pas një sherri fizik në një kancelari në Vlorë, pasi u qëllua me grusht nga ei Meta, i njohur tashmë për policinë.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi Armando Meshau, ju informojmë se: Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Rei Meta, 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale." - njofton policia.
Dinamika e sherrit
Armando Meshau 55 vjeç ka qenë në një pikë interneti për te printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nis të konfliktohej me një person tjetër që ka qene dhe ai po në ambientet e internetit.
Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë,
Brenda pikës së internetit, Armando Meshau ka debatuar me Rei Metën që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamentin me fjalë banale”.
Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grusht, në fytyrë dhe nga goditja personi ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën.
