Lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny dënohet me 19 vjet burg shtesë

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny është dënuar me 19 vjet burg shtesë në një gjyq në një koloni të largët penale.

Z. Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate dhe aktivitetesh ekstremiste. Ai i mohon akuzat.

Ai tashmë po vuan një dënim me nëntë vjet për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

Akuzat shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Që nga burgimi i tij në vitin 2021, Navalny është mbajtur në një koloni të largët penale.