Ish-presidenti i Nigerit i kërkon ndihmë SHBA-ve: Të rikthejmë rendit kushtetues
Lideri i rrëzuar i Nigerisë, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në rikthimin e rendit kushtetues.
Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në rikthimin e rendit kushtetues.
Në të përditshmen amerikane Washington Post, presidenti Bazoumi ka thënë se ai po shkruan si “rob”.
Në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.
“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”.
Trazirat kanë shpërthyer në këtë shtet, në perëndim të Afrikës, prej rrëzimit të tij. Të enjten, liderët e puçit kanë njoftuar se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, SHBA-ja, Nigeria dhe Togo.
Përmes një deklarate televizive, ata kanë thënë se detyrat e tyre ambasadorëve ka “përfunduar”. Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në SHBA, ka thënë se ushtria “duhet të reflektojë” dhe “ta kuptojë se kjo aferë nuk do të ketë sukses”.
Nigeri është prodhues i madh i uraniumit – produktit jetik për centralet bërthamore – dhe gjendet në territor kyç mes Afrikës Veriore dhe Mesdheut.
Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë dhe kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus.
Puçi është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Francën – që dikur e ka pasur Nigerin koloni.
