Polonia arreston një bjellorus të dyshuar për spiunazh për llogari të Moskës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 14:42
Polonia ka arrestuar një bjellorus të dyshuar për spiunazh për llogari të Moskës si pjesë e një unaze spiunazhi rus, deklaroi sot ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski.
“Bjellorusi Mikhail A. mori pjesë në zbulimin e instalimeve ushtarake dhe porteve”, tha Kaminski.
”Ai gjithashtu kryente aktivitete propagandistike për Rusinë”, shtoi Kaminski në Twitter, i riemërtuar “X”.
Mikhail A. është personi i gjashtëmbëdhjetë i arrestuar në lidhje me unazë e dyshuar të spiunazhit.
