Bakteri që ndalon malarien, pengon transmetimin e saj nga mushkonjat te njerëzit

Shkencëtarët kanë gjetur një lloj bakteri natyral që mund të ndalojë transmetimin e malaries nga mushkonjat tek njerëzit dhe tashmë po zhvillojnë prova që vlerësojnë sigurinë e tij në botë.

Studimet u kryen në një strukturë kërkimore në Spanjë, të drejtuar nga kompania farmaceutike GSK, pasi vunë re se një koloni mushkonjash që përdoreshin për zhvillimin e ilaçeve kishte ndaluar së barturi malarien.

Ekipi ngriu mostrat nga eksperimenti i tyre i vitit 2014 dhe riktheu studimin dy vjet më vonë për të eksploruar se çfarë kishte ndodhur.

Sipas tyre, shkalla e infeksionit të malaries filloi të zvogëlohej, dhe kështu deri në fund të vitit mushkonjat thjesht nuk u infektuan më.

Studime të mëtejshme zbuluan se një lloj specifik i baktereve i quajtur TC1, i cili është natyrshëm i pranishëm në mjedis, kishte ndaluar zhvillimin e parazitëve të malaries në zorrën e mushkonjave. Ato mund të zvogëlojnë ngarkesën e parazitëve të mushkonjave deri në 73%.

Bakteret funksionojnë duke sekretuar një molekulë të vogël e cila pengon fazat e hershme të parazitit të malaries që rritet në zorrën e mushkonjave

Shkencëtarët zbuluan se mushkonja e gëlltit nga goja bakterin, nëse përzihet me sheqer, ose e përthith përmes kutikulës së saj në kontakt.

Kjo hap mundësinë e trajtimit të sipërfaqeve në zonat ku pushojnë insektet me përbërjen aktive.

Malaria është një nga sëmundjet më të vjetra në botë, që vret rreth 620 mijë njerëz në vit, shpesh fëmijë nën moshën 5 vjeç. Afrika përfaqëson kontinentin më të prekur nga kjo sëmundje, me 90% të këtyre vdekjeve.