Moti i keq, të paktën 3 të vdekur në Slloveni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 17:16
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur nga moti i keq në Slloveni. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve, një sllovene ndërroi jetë në qytetin Kamnik, ndërsa dy holandezë gjetën vdekjen në një zonë malore afër qytetit Kranj.
"Vdekjet në Kamnik mund të jenë shkaktuar nga vërshimet ndërsa ato në zonat malore mund të jenë shkaktuar nga vetëtimat", tha një zyrtare e policisë. Shirat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa edhe lumenjtë kanë dal nga shtrati.
Për shkak të vërshimeve, afro 16 mijë njerëz kanë ngelur pa energji elektrike.

