Basha sërish në krye të PD-së, Gurra: Është bërë aq qesharake kjo, saqë na vjen turp neve që ta diskutojmë, por ata s’kanë aspak turp
Lulzim Basha është rikthyer për herë të katërt në krye të Partisë Demokratike duk u ngjitur sërish në qendër të vëmendjes publike.
Por për analistin Hysni Gurra kjo është një ngjarje aq qesharake saqë tashmë është turp të diskutohet kjo nëpër studiot televizive.
Por Gurra në një intervistë dhënë studion e lajmeve në “Ora News” për moderatorin Beti Njuma, u shpreh se nga kjo nuk iu vjen turp atyre që e realizuan këtë rikthim të Bashës.
“Është bërë aq qesharake kjo, saqë na vjen turp neve që ta diskutojmë në studiot televizive, por që atyre nuk iu vjen aspak turp më që të bëjnë gjeste të tilla akoma.
Nuk ëhstë një surprizë e madhe. Ashtu siç e mira ka misionarët e saj, ashtu edhe e keqja ka përfaqësuesit e saj. Se nuk do të kishte kuptim.
Lulzim Basha vazhdon me kokëfortësi për ta shkatërruar totalisht atë parti. Ka pasur një parti me 102 mijë anëtarë, ndërsa tani ka vetëm 25 mijë, pasi i ka larguar të gjithë.
Ka pasur një parti me 52 deputetë, tani ka një parti me 8 deputetë bashkë me veten e tij.
Por ajo që është e re në këtë rizgjedhje të Bashës, është fakti se ai nuk ka më struktura, dhe as anëtarë.
Ai po bën një parti të re nga fillimi, me program të ri dhe statut të ri. Por ama po mban peng logon e Partisë Demokratike.
Ai nuk po këkron një betejë me regjimin, por po vazhdon betejën e tij me demokratët, me ata që e kanë përkrahur dhe i kanë dhënë pushtet 10 vite pa shkëputje.
Por garancia e Bashës tek kokëfortësi është tek Rama dhe tek gjykata që i lë në dorë vulën.
Nuk ka rast të dytë në botë si kjo e PD-së ku dihet se kush është shumica, por vulën e mban Basha.
Ndaj Sali berisha është i dënuar për ta vazhduar betejën deri në marrjen e kësaj logoje dhe vule, pasi ai ka marrë 500 mijë vota dhe është i destinuar ta vazhdojë këtë”, u shpreh ndër tjera në analizën e tij Hysni Gurra.




