PAMJET/ Zjarret në vend, 5 të arrestuar dhe 4 nën hetim në 24 orët e fundit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se zjarrvënia është vepër e rëndë penale me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie.
Teksa publikon shifrat e 24 orëve nga policia të arrestimeve dhe procedimeve për zjarrvënie, Balla shkruan se policia po vijon me kryerjen e veprimeve procedurale dhe këqyrjes në vendngjarje të zjarreve dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore.
“Zjarret në vend - Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona dhe ka proceduar 4 të tjerë, të përfshirë në zjarrvënie.
Gjithashtu po vijon me kryerjen e veprimeve procedurale dhe këqyrjes në vendngjarje të zjarreve dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie!”, shkruan Balla.


