Popullsia e tigrave po rritet ndjeshëm në Himalaje
Ndërsa dora njerëzore nga njëra anë dhe ndryshimet klimatike nga ana tjetër I kanë vështirësuar kushtet për botën e egër, popullsia e tigrave po rritet ndjeshëm në Butan.
Raportimet e fundit tregojnë se në mbretërinë e Himalajeve jetojnë 131 prej tyre, duke u rritur me 27% më shumë se në vitin 2015. Kjo është arritje e rëndësishme për një ekosistem të shëndetshëm që mund të ndihmojë popullatat rajonale të rimëkëmben, shpjegojnë ekspertët.
Ata kanë gjetur prova të shumimit të tigrave në lartësi të ndryshme në vend, megjithatë vazhdojnë të jenë specie të rrezikuara pasi popullsia e tyre globale ra me rreth 95% gjatë shekullit të kaluar.
Si një grabitqar kryesor, tigrat konsiderohen thelbësorë për ruajtjen e sistemeve komplekse që mbështesin botën natyrore.
Në dekadën e fundit, vetëm një numër I vogël vendesh e kanë rritur popullsinë e tigrave, si India dhe Nepali.
Shqetësime janë ngritur në lidhje me rritjen e rrezikut për njerëzit në zonat ku po bëhen përpjekje për ruajtje.
Megjithatë, sipas ekspertëve, Butani është pozicionuar në mënyrë të përkryer për të qenë një kampion global për qasjet që mbështesin bashkëjetesën midis tigrave dhe njerëzve.
Fondi Botëror i Kafshëve të Egra ka vlerësuar përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e konfliktit mes botës njerëzore dhe asaj të egër, sidomos pas raportimeve të Butanit.
Rezultatet e sondazhit u publikuan të shtunën për të përkuar me Ditën Globale të tigrit, një ngjarje vjetore që synon të rrisë ndërgjegjësimin njerëzor ndaj tyre.