Rrëzohet gjatë stërvitjes me forcat amerikane helikopteri në Australi, zhduken 4 persona

4 persona janë zhdukur pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në brigjet e Australisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të së premtes, gjatë një stërvitje të përbashkët me forcat amerikane në Queensland. Sipas autoriteteteve, në bordin MRH-90 Taipan, nuk kishte persona të tjerë.

Ministri Australian i Mbrojtjes, Richard Marles nuk dha detaje për rrethanat e aksidentit por pohoi se në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë edhe forcat e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të ngjarjes, zyrtarët njoftuan ndërprejen e stërvitjes Talisman Saber, në të cilën marrin pjesë më shumë se 30 mijë ushtarak nga 13 shteteve duke përfshirë Japoninë, Francën, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut.

Prej rreth dy javësh, forcat ushtarake po testonin logjistikën në shkallë të gjerë, luftimet tokësore, uljet amfibe dhe operacionet ajrore.

Stërvitja më e madhe dypalëshe Australi-Amerikë, parashikohej të përfundonte në 4 gusht.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin që ndodhen aktualisht në Queensland, si pjesë e dialogut vjetor ministror Australi-SHBA, zhvilluan homazhe për ekuipazhin e humbur.

Australia po ndërmerr reformimin më të madh të ushtrisë së saj që nga Lufta e Dytë Botërore me focus tek aftësitë e goditjeve me rreze të gjatë drejt kundërshtarëve të mundshëm, përfshirë Kinën