Shkencëtarët ringjallin krimbin e ngrirë 46 mijë vite më parë
Shkencëtarët kanë ringjallur një krimb që kishte ngrirë 46 mijë vite më parë, në permafrostin Siberian.
Ai ishte pjesë e një grupi të vogël krimbash të rrumbullakët të gjetur 40 metra nën sipërfaqen e tokës, që mendohet se ka jetuar në kohën e mamuthwve.
Nga analizat e kryera, studiuesit dolën në përfundimin se ky lloj është një specie tw pahasur më parë.
Krimbi ka qëndruar për mijëra vjet një gjendje të fjetur të njohur si kriptobiozë, kjo sipas tyre, shpjegon aftësinë për të duruar mungesën e plotë të ujit ose oksigjenit dhe t'i rezistojë temperaturave të larta. Gjendja mes jetës dhe vdekjes ul normat metabolike në nivel të pazbulueshëm, vijon shpjegimi.
“Ky krimb mund të jetë në linjë për një rekord botëror Guinness”, u shprehën profesorët e institutit të Biologjisë dhe Gjenetikës Molekulare Qelizore në Gjermani
Shkencëtarët më herët kanë zbuluar se krimbat e rrumbullakët ishin në gjendje të qëndronin në kriptobiozë deri në 40 vite. Ata u kthyen në jetë duke u dhënë ushqim dhe ujë në kushte laboratorike, por mbijetuan për më pak se një muaj. Gjatë kësaj kohe riprodhuan më shumë se 100 breza.
Shumë pak gjellesa e kanë aftësinë të ndërpresin përkohësisht shenjat jetësore në përgjigje të kushteve të vështira mjedisore