Lufta në Ukrainë: Raketa godet ndërtesën e banimit në Dnipro, 5 të plagosur

Të paktën pesë persona mësohet se janë lënduar pasi raketat goditën dy ndërtesa në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro.

Një ekip i BBC-së në terren konfirmoi se kati i fundit i një blloku të madh kullë banimi u shkatërrua pothuajse plotësisht në sulmin e së premtes në mbrëmje.

Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, një ndërtesë që i përket shërbimeve të sigurisë të Ukrainës (SBU) u godit gjithashtu.

Ai fajësoi "terrorin raketor rus" për dëmtimin e ndërtesave.

Zelensky postoi një video në Telegram që tregon tymin që ngrihet nga ndërtesat e dëmtuara dhe një zjarr në nivelin e rrugës.

Ai tha se kishte thirrur takime urgjente me SBU, ministrinë e brendshme, shërbimet e urgjencës dhe zyrtarët lokalë pas incidentit.

Guvernatori rajonal Serhiy Lysak tha se dy fëmijë, të moshës 14 dhe 17 vjeç, ishin në mesin e të plagosurve. Ai shtoi se ata po trajtoheshin në shtëpi.

Asnjë viktima nuk është raportuar pas sulmit, i cili ndodhi në orën 20:30 sipas z. Lysak.

Sulmi i fundit shënoi herën e tretë që ndërtesa e SBU ishte shënjestruar nga Rusia, sipas kryebashkiakut të Dnipro, Borys Filatov.

Të dyja ndërtesat ishin kryesisht bosh, tha ai, duke shtuar se ndërtesa e banimit ishte përfunduar së fundmi dhe njësitë ishin duke u nxjerrë në shitje.