Krim i rëndë në Itali, 48-vjeçari shqiptar vret me sëpatë komshien e tij në sy të nënës
Konflikti për një apartament ka përfunduar në tragjedi në itali. Një shtetas shqiptar, por që ka emigruar prej vitesh përtej adriatikut, ka qëlluar më sëpatë komshien e tij 63 vjecare.
Viktima është identifikuar si Mara Fait ndërsa ngjarja ka ndodhur në sy të nënës së saj. Mediat italiane shkruajnë se agresori është 48 vjecar dhe raportohet se mes tyre prej vitesh kishte konflikte pronësie. Në ndërtesë ishin 5 apartamente në një prej të cilëve jetonte personi që qëlloi fatalisht.
Pas vrasjes ai është dorëzuar vetë në zyrat e karabinierëve duke treguar për rastin por se pa qenë në gjendje emocionale të qëndrushme.
Gjithcka ka ndodhur në Fontani a Noriglio në trentino, kur shqiptari i cili punonte duke prerë dru është hasur në dalje të ndërtesës me fqinjën dhe nënën e saj. Dëshmimtarët kanë deklaruar se edhe aty ka pasur një debat verbal mes palëve, por që 48 vjecari reagoi në mënyrë të dhunshme
Policia ka marrë në pyetje dhe nënën e viktimës por pa mundur të krijojë një panoramë të qartë të ngjarjes. po ashtu dhe djali i saj, 36 vjecar i cili punon si infermier nuk ka mundur të japë të dhëna të qarta.
Nga ana tjetër 63 vjecarja e kishte denoncuar agresorin më parë duke e akuzuar se i kishte thyer celularin dhe dëmtuar makinën në debatet e mëparshme.
